Tiranë, 8 prill 2011, NOA- Një i ri është arrestuar gjatë natës së kaluar pasi është kapur ne flagrancë me një sasi lënde narkotike.
Dario Biraçi, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, është kapur në flagrancë me 3 qese farmacie të mbushura me lëndë narkotike, e dyshuar e llojit cannabis sattiva, me peshë 8.8 gram me gjithë ambalazh.
Mësohet se nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën edhe 84 gram, lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale sasinë e drogës së gjetur, një celular tip “Nokia” dhe një shumë parash prej 4700 lekë.
Pritet që 20 vjeçari të hetohet për konsumim të veprës penale të “Prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike”.
a.y/NOA