English

Behgjet Pacolli emërohet Zëvendëskryeministër

Prishtinë, 8 prill, NOA – Behgjet Pacolli është emëruar sot Zëvendëskryeministër i qeverisë së Kosovës. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë nga kryeministri Hashim Thaçi.

Pacolli do të ketë rol ekskluziv në shtimin e investimeve në Kosovë dhe në vazhdimin punës lobuese për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Vendimi i qeverisë Thaçi bën të ditur se Pacolli ka rolin e zëvendëskryeministrit të parë në kabinet.

a.k.NOA

KOMENTE