Vlorë, 8 prill 2011, NOA- Nga qyteti i Vlorës ku dhe po hap fushatën elektorale për zgjedhjet e 8 majit Kryeministri Sali Berisha prezantoi kandidatin për bashkinë e këtij qyteti Ardian Kollozi.
Që në hapje të fjalës së tij ai tha se Kollozi është kryetari i ardhshëm i Vlorës së pavarësisë së shqiptarëve.
“Paraqes inxhinierin, politikanin dhe birin tuaj Ardian Kollozin, me të cilin mua dhe ju na lidh një përpjekje e përbashkët 20 vjeçare, për liri, demokraci e integrim. Kollozi i përket atij brezi që 20 vite më parë themeluan Partinë Demokratike, të parën parti opozitare, ai është nga ata djem që u përball në rrugët e Shqipërisë për të përmbyllur diktaturën më të egër që shqiptarët kanë njohur”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Më tej ai shtoi se Kollozi u dorëhoq nga parlamenti për të punuar së bashku me qytetarët vlonjate, i cili ishte vendimi i qytetarit të Vlorës, për të cilin qytetarët e këtij qyteti tha Berisha do të mbeten të parët.
“Vlora priti këto katër vite turistë më shumë se në të gjitha kohërat së bashku. Ne paraqesim sot Ardian Kollozin para jush pas investimeve në bujqësi, energji e në një sërë fushash të tjera, si dhe reformave dhe luftës pa kompromis kundër korrupsionit”. (vijon..)
a.y/NOA