English

Berisha: Rama i dështuar, edhe në krye të PS-së e solli Fatos Nano e Sali Berisha

Vlorë, 8 prill 2011, NOA- (Update) Në vijim të fjalës së tij nga qyteti i Vlorës Kryeministri Berisha tha se rruga e “Aleancës për qytetarin”, është e ndritur.

Duke ju drejtuar kryeopozitarit Edi Rama, kreu i qeverisë tha: “Le ti themi sot nga Vlora e flamurit, zotit Edi Rama, se rruga e vetme e jotja, është rruga e karriges tënde, është rruga pa kthim është rruga e asgjëkundit, është rruga e bllokimit, ndërsa rruga jonë është rruga e zhvillimit. Rama tha dje se për 4 vite, kryetar bashkie nuk ishte Edi Rama por Sali Berisha, por unë i them se dallimi mes njeriut të qytetëruar dhe tjetrit është përgjegjësia qytetare, ndaj zoti Rama në këtë fushatë, unë të garantoj se nuk do merrem me ty”.

Ndër të tjera ai i tha kreut të socialistëve se në skenën politike të Shqipërisë, Rama është politikani i vetëm që nuk ka fituar qoftë edhe një betejë politike.

Më tej ai iu drejtua socialistëve të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë, duke u thënë se, “Kryetari juaj, ka humbur dhe do humbasë çdo betejë, madje edhe në krye të partisë Socialiste nuk erdhi vetë e solli Fatos Nano dhe Sali Berisha”.

Sipas tij kryesocialisti ashtu siç ka dështuar, do të dështojë përsëri, pasi Rama merret me politikë ndërsa maxhoranca dhe kryeministri me qytetarët, pasi ata janë të parët.

a.y/NOA

KOMENTE