English

Berisha: T’i japim mundësi Ramës që të tregojë barsoletat e Shalsit

Blesh, 8 prill, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Belshi se “katër vitet që vijnë do të jenë vite e shndërrimit të projekteve në realitet. Në përurimin e rrugës Belsh – Fierzë - Kosovë, në zonën e Dumresë, kreu i qeverisë ka theksuar se qeveria do të bëjë gjithçka për të shtuar investimet në këto zona dhe për t’i dhënë një dinamikë të re zonave rurale.

Gjatë fjalimit të tij, në aktivitetin e zhvilluar dje, Berisha sulmoi dhe opozitën. “Ju banorë të mençur të Dumresë dhe të gjithë Shqipërisë, e keni të qartë se cila ishte rruga e vetme. Rruga e vetme ishte rruga e partisë, e cila e katandisi këtë popull në mjerimin më të thellë dhe në izolimin më të madh. Rruga e vetme ishte rruga e karriges. Rruga e vetme për çdo shqiptar është rruga pa kthim, është rruga e asgjëkundit, është rruga e karriges së atij, i cili ka vendosur t’ju servirë ju në këtë fushatë “Fajin e ka Saliu””, tha Berisha.

Ai ju përgjigj dhe akuzave të Ramës dhe modelin e fushatës me barsoleta që ka nisur kryesocialisti. “Të vazhdojmë ne së bashku. Atë ta lëmë e t’i japim mundësi që çdo ditë të tregojë barsoletat e Shalsit të tij”.

Në përshëndetjen drejtuar banorëve, Kryeministri Berisha u shpreh se me ndërtimin e këtij aksi rrugor shënohet një sukses i vërtetë në urbanizimin e kësaj zone. Kryeministri i garantoi banorët se qeveria në katër vitet që vijnë, siç ka ndërtuar këtë rrugë, do të ndërtojë çdo rrugë të këtyre fshatrave, do të kompletojë të gjithë rrjetin e ujësjellësve, kanalizimeve e vaditjes.

KOMENTE