English

DASH: Zgjedhjet e 2009-ës shënuan hapa para, vëmendje në 8 maj

E premte, 8 prill 2011, NOA- Departamenti Amerikan i Shtetit gjatë ditës së sotme publikoi raportin për të drejtat e njeriut, në të cilin flitej edhe për ecurinë e Shqipërisë.

Një fakt që evidentohet në këtë raport është presioni politik në fushën e gjyqësorit, si pasojë e korrupsionit në radhët e një pjese të gjyqtarëve, duke u thelluar edhe me rastet e pazbardhura nga ana e drejtësisë.

Më tej thuhet se, zgjedhjet e vitit 2009 janë zhvilluar në përputhje me ligjin dhe janë konsideruar edhe nga OSBE-ODHIR si një progres në krahasim me zgjedhjet e kaluara, pavarësisht disa problemeve të vogla.

Ndërkaq thuhet se një vëmendje e madhe duhet kushtuar edhe zgjedhjeve të 8 majit të cilat thuhet se duhet tu përmbahen standardeve dhe se duhet të shënojnë progres për Shqipërinë.

Në këtë raport një vëmendje kryesore i kushtohej edhe lirisë së medias, ku sipas raportit duhet të veprojë pa pengesa.

a.y/NOA

KOMENTE