English

Delegacioni nga Lugina e Preshevës i kërkon Tahirit, përfshirjen në dialog

Prishtinë, 8 prill 2011, NOA- Zv.kryeministria e Kosovës Edita Tahri gjatë ditës së sotme ka pritur një delegacion nga Lugina e Preshevës.

Delegacionit nga Kosova Lindore i prirë nga Riza Halimi deputet gjithë-popullor dhe Galip Beqiri – Kryetar i KKSH kanë shprehur gatishmërinë që në dialogun e filluar mes Prishtinës dhe Beogradit të përfshihet edhe çështja e shqiptarëve etnik nga Lugina e Preshevës.

Në delegacion nga pala shqiptare nga Kosova Lindore morën pjesë edhe Shaip Beqiri, kyretar i Komunës së Bujanovcit, më tej Rami Zylfiu (UDSH) dhe Fehmi Beja, funksionar nga komuna e Medvegjës.

Sipas Halimit takimi ne fjalë me zv.kryeministren Tahiri ishte miqësor dhe konstruktiv që kishte të bënte me fillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe mundësive të përfshirjes së çështjes së shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

Pas përfundimit të takimit përfaqësues të delegacionit janë shprehur se kanë marrë mbështetjen e Tahirit dhe nga Prishtina zyrtare morën garanci se në dialogun e nisur me Serbinë do të përfshihet padyshim edhe çështja e Luginës së Preshevës.

a.y/NOA

KOMENTE