Tiranë, 8 prill, NOA – Update – Bordi i Monitorimit të Medias dhe Këshilli Kombëtar i Radio Televizioneve paralajmëron mediat se do të marrin masa të rënda ndëshkimore, nëse nuk respektojnë kryetaret profesionale gjatë fushatës elektorale. Në letrën që drejtuesja e KKRT-së, Endira Bushati u ka dërguar medieve vizive dhe radiove sqarohet baza ligjore e cila zbatohet në raste të mos pasqyrimit të pabalancuar të aktiviteteve politike gjatë fushatës zyrtare elektorale.
Më poste paraqesim të plotë informacionin që KKRT u ka dërguar medieve radio-televizieve në lidhje me fushatën elektorale.
KESHILLI KOMBETAR I RADIOS DHE TELEVIZIONIT
KUJTESE
PER PASQYRIMIN LIGJOR, ETIK DHE PROFESIONAL TE FUSHATES PER ZGJEDHJET VENDORE 08 Maj 2011
(MEDIA ELEKTRONIKE)
Ne mbeshtetje te Ligjit nr. 8410, date 30.09.1998 "Per radion dhe televizionin publik e privat ne Republiken e Shqiperise", i ndryshuar dhe te Ligjit nr. 10019, date 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor Republikes se Shqiperise",
KKRT u kujton gjithe operatoreve radiotelevizive publike dhe private se:
1. Radiotelevizioni Publik Shqiptar dhe radiot e televizionet private, gjate fushates per zgjedhjet vendore te 08 Maj 2011, duhet te zbatojne detyrimet ligjore te percaktuara ne nenet 4, 36, 41. dhe 81 te Ligjit nr. 8410, date 30.09.1998 "Per radion dhe televizionin publik e privat ne Republiken e Shqiperise", qe kane te bejne me paanshmerine, plotesine, vertetesine, pluralizmin e informacionit, si dhe nenet e Pjeses VI "Fushata Zgjedhore dhe Media" te Ligjit nr.10019, date 29.12.2008, "Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise", ne lidhje me respektimin e kerkesave per pasqyrimin e fushates zgjedhore ne media.
2. Radiotelevizioni Publik Shqiptar dhe radiot e televizionet private, jane te detyruara te regjistrojne te gjitha transmetimet e tyre pergjate gjithe fushates zgjedhore. Keto regjistrime ruhen per nje periudhe tremujore pas perfundimit te zgjedhjeve dhe vihen ne dispozicion te KQZ-se, me kerkese te tij.
3. Televizionet publike dhe private, ne te gjitha edicionet informative, duhet te vendosin me titra:
q Emrin e redaktorit pergjegjes ne fund te cdo emisioni,
q Emrin e gazetarit, te operatorit dhe montazhierit ne cdo kronike (lajm),
q Emrin e drejtuesit te emisionit.
4. Radiot publike dhe private, ne te gjitha edicionet informative, duhet te njoftojne emrin e gazetarit per gdo kronike (lajm), emrin e drejtuesit te emisionit, emrin e redaktorit pergjegjes ne fund te cdo edicioni.
5. Radiot publike dhe private jane te detyruara te bejne identifikimin e subjektit me foles, duke njoftuar emrin e transmetuesit dhe frekuencat e stacioneve ne te cilat transmetojne. Njoftimi behet periodikisht cdo dite, ne cdo ore, si dhe ne intervalet midis programeve.
6. Nese radiot ose televizionet publike apo private paraqesin ne programet e tyre sondazhe zgjedhore, ne to duhet te perfshihet emri i organizatorit te sondazhit, porositesi i tij, numri i personave te intervistuar, probabiliteti i gabimit si dhe periudha e zhvillimit te sondazhit.
7. Nese radiot ose televizionet publike dhe private organizojne vete sondazhe zgjedhore me publikun, ne fillim dhe ne fund te cdo emisioni-sondazh, duhet te njoftohet se programi ne fjale nuk i permbahet kritereve shkencore per sondazhet, si ato te organizuara nga institucione te specializuara.
8. Rezultatet e sondazheve zgjedhore nuk mund te publikohen gjate 5 diteve te fundit para dates se zgjedhjeve, perfshire dhe daten e zgjedhjeve deri ne oren e mbylljes se votimit.
RADIOTELEVIZIONI PUBLIK SHQIPTAR
1. Radiotelevizioni Publik e pasqyron fushaten zgjedhore nepermjet lajmeve dhe programeve informative.
2. Radiotelevizioni Publik gjate fushates zgjedhore ve minutazh falas ne dispozicion te partive politike te regjistruara dhe te KQZ-se. Ky minutazh percaktohet nga KQZ-ja, jo me vone se 30 dite para dates se zgjedhjeve. Sipas Kodit Zgjedhor, kjo kohe nuk caktohet si pjese e lajmeve dhe programeve informative.
3. Ne Radiotelevizionin Publik, per partite parlamentare, qe ne zgjedhjet e fundit per Kuvendin kane marre me shume se 20 per qind te vendeve ne Kuvend, KQZ-ja cakton nje minutazh te barabarte prej jo me pak se 30 minutash ne televizionin publik dhe po aq ne radion publike.
Per partite e tjera parlamentare, kjo kohe eshte jo me pak se 15 minuta.
Rritja e kohes se transmetimit per nje parti apo nje koalicion, rrit proporcionalisht kohen ne dispozicion te partise apo koalicionit tjeter.
4. Radiotelevizioni Publik eshte i detyruar te jape respektivisht, 10 minuta kohe ne dispozicion, te gjitha Partive jashteparlamentare, qe marrin pjese ne zgjedhje.
5. Radiotelevizioni Publik transmeton reklama politike pa pagese, duke llogaritur kohen e transmetimit brenda minutazhit falas.
6. Radiotelevizioni Publik, ne minutazhin politik te edicioneve informative, eshte i detyruar te zbatoje raporte kohore te barabarta per te gjitha partite parlamentare, qe ne zgjedhjet e fundit per Kuvendin kane marre deri ne 20 per qind te vendeve ne Kuvend. Partite te cilat kane marre me shume se 20 per qind te vendeve ne Kuvend, perfitojne kohe transmetimi sa dyfishi i kohes qe perfiton nje parti qe ka marre deri ne 20 per qind te vendeve ne Kuvend.
7. Radiotelevizioni Publik duhet te llogarise qe koha e pasqyrimit te veprimtarive qeveritare, qe lidhen me fushaten zgjedhore, perfshihet ne kohen e partise, se cites i perket titullari i institucionit qe zhvillon veprimtarine.
8. Radiotelevizioni Publik, per pasqyrimin e veprimtarive te partive jashteparlamentare zbaton kriteret profesionale te lajmit, me kusht qe koha ne dispozicion to tyre te jete jo me e madhe se koha e dhene per partite parlamentare.
9. Gazetaret e Radiotelevizionit Publik e kane te ndaluar propaganden, komentet dhe qendrimet politike brenda edicioneve informative.
10. Ne rast se Radiotelevizioni Publik shkel raportet e pasqyrimit ne favor te nje partie ose te nje koalicioni, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdheron reduktimin ne te njejten mase te kohes ne dispozicion te partise ose koalicionit politik ose kompensimin e partive apo koalicioneve te tjera politike me minutazh shtese brenda 48 oreve.
11. Ne rast se Radiotelevizioni Publik shkel kerkesat e Kodit Zgjedhor per pasqyrimin e fushates zgjedhore, atehere KQZ-ja gjobit, sipas rastit dhe shkalles se pergjegjesise, me 20.000 leke reporterin qe ka pergatitur kroniken, me 30.000 leke redaktorin pergjegjes, me 35 000 leke drejtorin e informacionit dhe me 60.000 leke Drejtorin e Pergjithshem.
RADIOT DHE TELEVIZIONET PRIVATE
1. Radiot dhe televizionet private e pasqyrojne fushaten zgjedhore vetem ne edicionet e zakonshme dhe te posacme informative. Ato nuk vene, ne dispozicion te subjekteve politike, kohe transmetimi falas per pasqyrimin e fushates se tyre zgjedhore.
2. Radiot dhe televizionet private ne minutazhin politik te edicioneve informative, jane te detyruar te zbatojne raporte kohore te barabarta per te gjitha partite parlamentare, qe ne zgjedhjet e fundit per Kuvendin kane marre deri ne 20 per qind te vendeve ne Kuvend. Partite qe kane marre me shume se 20 per qind te vendeve ne Kuvend, perfitojne kohe transmetimi sa dyfishi i kohes qe pérfiton nje parti qe ka marre deri ne 20 per qind te vendeve ne Kuvend.
3. Per Radiot dhe televizionet private, ne rast te shkeljes se raporteve te pasqyrimit ne favor te nje partie, KQZ-ja gjobit operatorin radioteleviziv vendor me 1.500.000 leke, ndersa operatorin radioteleviziv kombetar me gjobe 3.000.000 leke. Ne rast perseritjeje te shkeljes. KQZ-ja urdheron KKRT-ne te beje bllokimin e transmetimit te operatorit radioteleviziv per 48 ore.
4. Radiot dhe televizionet private duhet te llogarisin qe koha per veprimtarite qeveritare qe lidhen me fushaten zgjedhore, perfshihet ne kohen e partise se cites i pefket titullari i institucionit qe zhvillon veprimtarine.
5. Per pasqyrimin e veprimtarive te partive joparlamentare dhe kandidateve te propozuar nga zgjedhesit, radiot dhe televizionet private zbatojne kriteret profesionale te lajmit, me kusht qe koha ne dispozicion te mos jete me e madhe se koha e dhene per partite parlamentare.
6. Gazetaret e radiove dhe televizioneve private e kane te ndaluar propaganden, komentet dhe qendrimet politike brenda edicioneve informative. Ne rast shkeljeje, KQZ-ja e gjobit operatorin radioteleviziv vendor me 1.000.000 leke dhe operatorin radioteleviziv kombetar me 2.500.000 leke. Ne rast perseritjeje te shkeljes, KQZ-ja urdheron KKRT-ne te beje bllokimin e transmetimit te operatorit radioteleviziv vendor per 48 ore.
7. Ne rastet kur nje operator radioteleviziv transmeton informacione te cilat kundershtohen si te pasakta nga nje subjekt zgjedhor ose kandidat i pavarur, atehere keta te fundit kane te drejte t'i kerkojne transmetuesit ndreqjen e pasaktesive. Ankesat e subjekteve zgjedhore ose kandidateve te pavarur, drejtohen me shkrim ne KQZ. Ato duhet te pershkruajne shkakun e ankeses, argumentimin e ankeses, emrin dhe adresen e plote te ankuesit, logon dhe vendndodhjen e stacionit. programin per to cilin behet ankesa, daten dhe kohen e transmetimit.
8. Radiot dhe televizionet private kane te drejte te organizojne debate zgjedhore midis partive politike ose kandidateve konkurrente. Ne organizimin dhe zhvillimin e debatit. radiotelevizionet private jane te detyruara te ruajne baraspeshen mes partive politike ne debat. Ne rast shkeljeje, KQZ-ja urdheron KKRT-ne te beje bllokimin e transmetimit te operatorit radioteleviziv per 48 ore.
9. Koha e pergjithshme e transmetimit te reklamave politike gjate gjithe fushates zgjedhore, nga secila radio dhe televizion privat, nuk mend te jete me shume se 45 minuta per secilen parti qe ka marre deri ne 20 per qind te vendeve ne Kuvend dhe 90 minuta per secilen parti qe ka marre me shume se 20 per qind te vendeve ne Kuvend.
10. Reklamat e institucioneve publike Ilogariten ne kohen e subjektit politik, te cilit i perket titullari i institucionit.
11. Radiot dhe televizionet private kombetare dhe satelitore te cilat pranojne reklama me pagese, detyrohen qe gjysmen e kohes totale te reklames se parashikuar sipas Kodit Zgjedhor t' ua vene ne dispozicion falas subjekteve zgjedhore. Kostoja per venien e kohes ne dispozicion falas subjekteve zgjedhore, llogaritet si shpenzim i zbritshem per efekte tatimore.
12. Per partite jashteparlamentare dhe per kandidatet e propozuar nga zgjedhesit, radiot dhe televizionet private vene ne dispozicion kohe transmetimi shtese per reklamat mbi kohen qe zbatohet, sipas pikes 5 te ketij neni. Koha,e transmetimit te reklamave per secilen parti jashteparlamentare dhe kandidat te propozuar nga zgjedhesit nuk mund te jete me e madhe se 10 minuta, per gjithe fushaten zgjedhore.
KKRT gjithashtu kujton se:
1. Dita e shtune perpara dates se zgjedhjeve dhe dita e zgjedhjeve den ne oren e mbylljes se votimit, formojne periudhen e heshtjes zgjedhore. Radiot dhe televizionet te kene parasysh se ne periudhen e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnje lloj fushate zgjedhore. Operatori radioteleviziv qe thyhen heshtjen zgjedhore gjobitet nga KQZ-ja me 2.000.000 leke.
2. Per venien ne dispozicion te subjekteve zgjedhore te kohes televizive nga operatoret private, rekomandohet te nenshkruhet nje kontrate midis paleve qe to rregulloje marredheniet financiare.
3. Monitorimi i pasqyrimit te fushates zgjedhore ne radio dhe televizion behet nga Bordi i Monitorimit i ngritur nga KQZ-ja. Per transmetuesit e rretheve, monitoruesit vendosen prane KZAZ-se, ku ka qendren e transmetimit operatori radioteleviziv qe monitorohet.
4. Operatoret radiotelevizive duhet te garantojne lirine e fjales, duke mbrojtur programin nga fjalet fyese dhe ofendimet ne drejtim te races, besimit fetar, origjines, gjinise, jetes private dhe vecantive te tjera.
5. Ne radiot dhe televizionet publike dhe private ndalohet transmetimi i reklamave tregtare gjate transmetimit te programeve zgjedhore.
6. Stacionet radiotelevizive duhet te shmangin cdo forme indirekte te favorizimit te subjekteve zgjedhore ne programet e tyre.
7. Radiot dhe televizionet duhet te shmangin vendosjen e perfaqesuesve te partive politike apo kandidateve te pavarur ne rolin e analistit apo te drejtuesit te programeve per fushaten elektorale.
8. Radiot dhe televizionet private, te cilat lidhen mes tyre me sistemin NETWORK per te pasqyruar aktivitetin politik to nje subjekti zgjedhor apo kandidati te pavarur, duhet te bejne te njejten gje edhe per subjektet e tjera zgjedhore, apo kandidatet e tjere te pavarur, te zones ku shtrihet sinjali i programit to transmetuar.
Keshilli Kombetar i Radios dhe Televizionit kerkon mirekuptimin e operatoreve radiotelevizive, ne menyre qe media elektronike to permbushe pergjegjesite e saj per nje pasqyrim to drejte, to paanshern dhe profesional to fushates zgjedhore.
NOA