English

Haxhinasto: Presidentja konsensuale, tregoi se në Kosovë shteti funksionon

Tiranë, 8 prill, NOA - Zv/kryeministri dhe njëkohësisht, ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, përshëndet zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Dua të vlerësoj, gjithashtu, maturinë dhe përgjegjësinë e treguar nga forcat politike të Kosovës, që çoi në arritjen e konsensusit për zgjedhjen e presidentes në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit”, shkruan ai në mesazhin e rastit.

Duke shtuar se është i bindur që ky zhvillim politik në Kosovë, përbën një tregues të qartë se institucionet dhe kushtetuta funksionojnë, se demokracia po konsolidohet çdo ditë.

“Këto zhvillime do t'i shërbejnë përballimit të suksesshëm të sfidave që ka Kosova, në drejtim të zhvillimit ekonomik, të dialogut për çështjet teknike me Serbinë, të afirmimit ndërkombëtar të Kosovës, por sidomos integrimit të saj në strukturat euroatlantike.

Unë, gjithashtu, dua të vlerësoj dhe punën e zotit Bexhet Pacolli si dhe përgjegjshmërinë e tij politike gjatë këtyre proceseve të rëndësishme”, përfundon mesazhi i Haxhinastos.

n.e/NOA

KOMENTE