Tiranë, 8 prill 2011, NOA- Konferenca gjyqësore e mbledhur gjatë ditës së sotme për të zgjedhur dy anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka përmbyllur votimet duke nxjerrë edhe emrat fitues.
Përzgjedhja e tyre u zhvillua në dy raunde, ku gjatë raundit të parë Valbon Çekrezi dhe Hysen Saliko, kandidatë për vendet vakante dolën në balotazh. Ndërsa me përsëritjen e raundit të dytë, u shpall fitues gjyqtari i Vlorës, Hysen Saliko me shumicë votash.
Ndërsa më herët u zgjodh si fitues edhe gjyqtari i Lushnjes Dritan Caka.
Dy mandatet e reja erdhën pas përfundimit të mandateve të dy anëtarëve, Hysni Demiraj dhe Artan Gjermenit.
Ndërsa në fillim të konferencës gjyqësore, kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj, deklaroi se është emergjente miratimi i ligjit për këtë konferencë, i cili do të sjellë edhe një funksionim sa më të mirë edhe me pushtetet e tjera. a.y/NOA