Korçë, 8 Prill, NOA – I ka marrë borxh një shumë prej 800.000 lekësh të reja dhe ende nuk ia ka kthyer.
Kjo e ka detyruar 24-vjeçarin me inicialet V.C., banues në fshatin Veliternë të Korçës që të drejtohet tek komisariati i policisë për ta denoncuar bashkëmoshatarin e tij, Eltis Çollaku.
Ngjarja bëhet me dijeni nga burime të policisë së Korçës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, ndaj këtij të fundit ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.
Kështu, Eltis Çollaku, banues në lagjen nr.8 të qytetit të Korçës, do të hetohet për marrjen borxh të një shume prej 8 milionë lekësh ndaj bashkëmoshatarit të tij me inicialet V.C., të cilën ende nuk ia ka kthyer.
Materialet e përpiluara për këtë rast, iu kaluan prokurorisë së Korçës për veprën penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.
n.e/NOA