Shkodër, 8 Prill, NOA – Forcat e policisë së Shkodrës kanë arrestuar në flagrancë 20-vjeçarin Kol Gecaj, banues në lagjen “Perash” të këtij qyteti.
Lajmi bëhet prej tyre me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se arrestimi i tij u bë pasi i lartpërmenduri për motive të dobëta, ka kanosur me çifte, 23-vjeçarin me inicialet D.V., banues po në lagjen “Perash”, Shkodër.
Nga shërbimet policore, u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale, i armës së gjahut, tip çifte si dhe u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale në lidhje me rastin në fjalë.
Materialet në ngarkim të Kol Gecajt, iu kaluan për veprime të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale të “Kanosje” dhe “Armëmbajtjes pa leje”.
n.e/NOA