Tiranë, 8 prill, NOA – Këshilli Kombëtar i Radio Televizioneve dhe Bordi i Monitorimit të Fushatës Elektorale në Media, me anë të një letre njofton të gjitha subjektet radio televizive për nisjen procesit të monitormit të transmetimeve që lidhen me fushatën elektorale. Letra u është dërguar të gjitha medieve dhe pasqyron metodologjinë dhe detajet teknike mbi të cilat to të bazohet vëzhgimi i medieve gjatë 30 ditëve të fushatës.
Sipas kërkesës së KKRT-së, “Radiotelevizioni Publik Shqiptar dhe radiot e televizionet private, janë të detyruara të regjistrojnë të gjitha transmetimet e tyre përgjatë gjithë fushatës zgjedhore. Këto regjistrime ruhen për një periudhë tremujore pas përfundimit të zgjedhjeve dhe vihen në dispozicion të KQZ-së, me kërkesë të saj”..
Sipas shkresës së KKRT-së, në rast të shkeljes së raporteve të pasqyrimit në favor të një partie, KQZ-ja gjobit operatorin radioteleviziv vendor me 1.500.000 leke, ndërsa operatorin radioteleviziv kombëtar me gjobë 3.000.000 leke. Në rast përsëritjeje të shkeljes. KQZ-ja urdhëron KKRT-në të bëjë bllokimin e transmetimit të operatorit radioteleviziv për 48 orë”.
a.k/NOA