Romë, 8 Prill NOA - Në rast se Lazio do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve Lotito do t’i dhurojë ekipit një lojtar, i cili mban emrin e Diegos.
Ish-lojtari i Juventusit i cili është në prishje të kontratës së tij me Wolfsburg, është shprehur tepër i gatshëm për një rikthim të tijin në Kampionatin italian të Seria A.
Në planin ekonomik çështja është disi e komplikuar, por jo e pamundur.
Siç bëhet e ditur nga “Gazzetta dello Sport”, lojtari mund të mbërrijë në kryeqytet për një shifër rrotull 12-13 milionë eurosh, vlerë minimale e përcaktuar nga UEFA për pjesëmarrjen në kompeticionet evropiane.
r.b/NOA