English

Meditimi shuan dhimbjen më shumë se farmaceutikët

Gjermani, 8 Prill NOA - Meditimi redukton dhimbjet më shumë se një farmaceutik “anti-dhimbjesh” dhe mjafton shumë më pak se një orë trajnim për të përftuar një efekt të fuqishëm analgjezie.

Këtë fakt e demonstron një kërkim i Fadel Zeidan i publikuar në “Journal of Neuroscience”.

Meditimi – shpjegon Zeidan – redukton me rreth 40% intensitetin e dhimbjeve. Morfina ose farmaceutikë të tjerë anti-dhimbje e reduktojnë atë në një masë prej 25%.

Ekspertët kanë përfshirë në këtë studim 15 vullnetarë dhe kanë arritur në një përfundim ku nëpërmjet meditimit, disa prej tyre e kanë reduktuar dhimbjen në një masë prej 99%.

r.b/NOA

KOMENTE