English

Mediu: Basha, do jetë administrator i qëllimeve dhe reformave të mëdha

Tiranë, 8 Prill, NOA - Vizioni që ndajmë së bashku, është një Shqipëri dhe Tiranë evropiane. Eshtë një shpresë që buron nga besimi në Zot, se kemi nevojë për një Shqipëri të përparuar dhe me vlera njerëzore.

Këto janë qenë disa nga fjalët me të cilat, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, hapi fushatën elektorale zyrtarisht për zgjedhjet e 8 Majit.

Sipas tij, nën qeverisjen demokratike u arrit që vendi ynë të anëtarësohej me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe arriti të liberalizojë vizat.

“Lulëzim Basha, do të jetë administrator i qëllimeve dhe reformave të mëdha, për t’i dhënë Tiranës dhe qytetarëve të saj, atë që ata meritojnë”, tha më pas Mediu, duke prezantuar kandidatin e Aleancës për Qytetarin, për Bashkinë e Tiranës.

Sipas Mediut, Basha do t jetë ai ministër i Brendshëm, i Jashtëm dhe i Transporteve që realizoi reformat e mëdha, duke përmendur këtu edhe realizimin e rrugës së Kombit kur ai mbante postin e fund-përmendur.

“Ne kemi shumë punë para për të bërë dhe duhet të vendosim në krye të tyre, njerëz me zemër të madhe dhe vullnet të plotë për t’u shkuar deri në fund atyre, siç është Lulëzim Basha”, tha mes të tjerash Mediu.

Duke përfunduar se opozita asnjëherë nuk u ngrit në pozitat e socialistëve të thjeshtë, që mbi të gjitha duan të ardhmen evropiane, prandaj u përpoq të luftonte kundër interesave për anëtarësimin në NATO dhe BE.

n.e/NOA

KOMENTE