English

Opozita rikthehet në KQZ, Subashi: Vendimmarrja është me katër vota

Tiranë, 8 prill 2011, NOA- Pas më se tre muaj bojkoti, anëtarët e opozitës i janë bashkuara punimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Dëshira Subashi nënkryetare e këtij komisioni, Pandeli Varfi e Artan Laze anëtar të tij, mësohet se kanë marrë këtë vendim pas apelit të vazhdueshëm nga ana e ndërkombëtarëve për funksionimin normal të punës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në një dalje për mediat Dëshira Subashi tha se, “Ajo që kam thënë është se vendimmarrja është me katër vota. I gjithë spektri ndërkombëtar i interesuar për një proces zgjedhor normal rikthen në mendjen e të gjithë anëtarëve funksionimin edhe vendimmarrjen me një shumicë që të jetë e pranuar nga të gjithë forcat politike”.

Ndërkohë në mbledhjen e pasdites së sotme u miratua unanimisht caktimi i vendeve të numërimit të votave për Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve në Elbasan.

a.y/NOA

KOMENTE