English

Parashikimi i motit për nesër, 9 prill 2011

Tiranë, 8 prill 2011, NOA- Sipas MeteoAlb mëngjesi i nesërm do të nisë me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit.

Ndërkaq përjashtim do të bëjnë zonat malore veriore ku do të ketë vranësira kalimtare. Mesdita do të jetë me diell në ultësirën perëndimore ndërsa vranësira të herë pas hershme do të ketë në lindje të territorit.

Shqipëria

Edhe pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime në bregdet dhe në të gjithë zonën e ulët ndërsa zonat malore Verilindore - Juglindore do të dominohen nga kthjellime dhe vranësirat kalimtare. Ky stabilitet i atmosferës do të mbetet edhe mëngjesin e ditës së diel.

Temperaturat e ajrit nuk do te pësojnë ndryshime të dukshme, ato do të qëndrojnë konstante në të dy vlerat ekstremale.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h me drejtim perëndimor ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe në Jon do të jetë i ulët.

Europa

Nesër pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat e lehta. Moti i kthjellët do të mbizotërojë në qendër të kontinentit në jugperëndim dhe në të gjithë Pellgun e Mesdheut.

Ndërsa Europa veriperëndimore dhe verilindore do të mbetet në kushte të paqëndrueshme atmosferike me vranësira dhe shirat.

Problematike situata do të jetë për Europën Lindore pasi reshjet e shiut dhe të dëborës do të bien me intensitet të lartë të shoqëruara me stuhi të forta ere. Gjithashtu me vranësira dhe reshje shiu do të jetë edhe Europa Juglindore por me intensitet të ulet.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Rusia rrezikon rrebeshe shiu dhe stuhi ere

- Norvegjia rrezikohet nga reshje shiu dhe dëbore

- Vendet e Balltikut do të mbeten me reshje shiu

a.y/NOA

KOMENTE