Tiranë, 8 prill, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 8 Prill 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Basha: Rama, kandidati më i dobët i PS për Tiranën”, i cili pasqyron deklaratat e djeshme të Lulzim Bashës në emisionin “Opinion”. Një tjetër artikull i kësaj gazete; “Firmoset marrëveshja, 222 milionë dollarë për autostradën Tiranë- Elbasan”, i cili pasqyron detaje nga projekti për ndërtimin e një prej veprave më të mëdha publike.
Disa tituj të tjerë të kësaj gazete; “Afitet Jahjaga zgjidhet presidente e Kosovës me 80 vota”, “Rama çel fushatën në Tiranë me premtimet e pambajtura”.
Gazeta “Ballkan” ka si argument kryesor; “Rama shpalos programin për Tiranën deri në 2020”, i cili pasqyron hapjen e fushatës së djeshme elektorale të PS-së dhe deklaratat e kreut të selisë rozë, Edi Rama.
Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Aleksandër Arvizu: Telefonata nga Uashingtoni që anuloi tubimin e PD”, “Gramsh, shpërthen granata, vritet 9-vjeçari plagoset i vëllai”.
Gazeta “Republika”, ka si argument kryesor; “Arvizu: 21 janari sipas meje”, i cili pasqyron deklaratat e djeshme të ambasadorit të SHBA-së, Aleksandër Arvizu në emisionin “Top-Story”.
Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë; “Lulzim Basha, arsyet pse Rama nuk ishte zgjedhja e duhur”, “Koalicioni i vëzhguesve vendore, PS të kthehet në KQZ”, “Kreshnik Spahiu, Greqia të respektoj Kushtetutën për paktin detar”.
a.k/NOA