Tiranë, 8 prill 2011, NOA- Gjatë ditës së sotme drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me grupet e interesit zhvilloi takimin e radhës për “Implementimin e filozofisë së Policimit në Komunitet” për tre mujorin e e parë të vitit 2011.
Gjatë këtij takimi ishin të pranishëm grupe nga Komunitetet e Qarkut të Tiranës, përfaqësues nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Prefektura, Organet e Qeverisjes Vendore (Bashkitë, Komunat), Drejtoritë Arsimore, Shërbimet e Emergjencës, Shoqata, OJQ, Biznesi, Mediat, , Programit ICITAP, Policia etj.
Në këtë takim u tha se, vizioni i Policisë së Kryeqytetit mbetet gjithnjë, “Së bashku për një komunitet më të sigurt” i cili ka synuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre, duke garantuar sigurinë publike dhe kthyer Qarkun e Tiranës në një vend të qetë për të punuar dhe jetuar.
Prioritetet Strategjike :
- Rritja e fuqisë zbuluese te veprave penale në fushë kundër narkotikeve dhe trafiqeve,
- Identifikimi dhe rritja e asistencës ndaj viktimave të trafikimit, mbrojtje dhe ri-integrim i këtyre viktimave,
- Bashkëpunimi me institucionet arsimore, nëpërmjet zbatimit të programeve edukuese për sensibilizimin dhe parandalimin e drogave dhe substancave të tjera të rrezikshme,
- Rritja e treguesve ne fushën e krimeve kundër korrupsionit dhe atyre ekonomiko-financiar,
- Rritja e treguesve në luftë kundër veprave penale të pastrimit të parave dhe aseteve të rrjedhura nga veprimtaria kriminale.
OBJEKTIVAT :Identifikimi, zbulimi dhe goditja e grupeve te organizuara kriminale qe veprojne ne fushen e narkotikeve dhe trafiqeve te paligjshme, si dhe bashkëpunimi me institucione te tjera për sensibilizimin dhe parandalimin e drogave.
- Rritja e fuqisë zbuluese dhe goditëse e veprave penale në fushën kundër korrupsionit dhe krimeve ekonomiko-financiare.
- Parandalimi, evidentimi dhe goditja e krimeve te renda, si dhe rritja e fuqisë zbuluese të veprave penale.
- Reduktimi i veprave penale në fushën kundër pronës, si dhe rritja e përqindjes së zbulushmërisë së tyre.
- Krijimi i njq Salle Operative moderne, me sisteme dixhitale për kontrrollin e territorit , me synim dhënien e një shërbimi të shpejtë e cilësor ndaj qytetareve, ne funksion te rritjes se parametrave te sigurisë.
- Evidentimi, reduktimi dhe zgjidhja ligjore e konflikteve, trajtimi i dhunes brenda ambienteve familjare dhe mbrojtjes se te miturve.
- Forcimi i bashkërendimit ndërmjet strukturave të policisë, bashkëpunimit me institucionet e tjera te zbatimit te ligjit dhe ne mënyrë të veçantë me komunitetin.
- Harmonizimi i shërbimeve dhe kontrolli i balancuar i territorit, duke synuar shtrirjen e shërbimeve policore edhe në zona periferike e rurale.
- Përmirësimi i komponentëve të sigurisë rrugore, nëpërmjet shërbimeve të drejtpërdrejta dhe bashkëpunimit me Njësitë Rajonale të Policisë Rrugore.
- Përmirësimi i kushteve të punës dhe rritja e performancës në strukturat operacionale, nëpërmjet sigurimit te nevojave materiale dhe financiare.
- Ngritja e nivelit profesional te oficereve te policisë nëpërmjet trajnimeve, me qëllim rritjen e profesionalizmit te tyre, ne drejtim të parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale.
Indikatorët e matshëm të performancës:
- Vazhdimi i punës për evidentimin e plotë të veprave penale.
- Rritja e evidentimit te veprave penale kundër narkotikëve, në masën 2%,
- Ulje e kriminalitetit ne fushën e krimeve të rënda, ne masën 2 % dhe rritje të fuqisë zbuluese 4%.
- Rritje e fuqisë zbuluese ne fushën kunder korrupsionit, ne masën 5%
- Ulje e kriminalitetit te vjedhjes se banesave, ne masën 2 % dhe rritje të fuqisë zbuluese në masën 4 %
- Ulje e kriminalitetit të vjedhjes së lokaleve, në masën 2 % dhe rritje të fuqisë zbuluese në masën 4 %
- Ulje e kriminalitetit të vjedhjes së automjeteve, në masën 5 % dhe rritje të fuqisë zbuluese në masën 4 %
- Ulje e aksidenteve rrugore me pasoja të rënda, në masën 4%
- Rritje e numrit te informacioneve dhe denoncimeve nëpërmjet telefonatave të marra nga komuniteti, në masën 5 %.
Bashkëpunimi me institucionet vendore, grupet e interesit dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit.
- Është përmirësuar bashkëpunimi i strukturave te policisë me organet e qeverisjes vendore dhe institucionet qendrore, dhe po kështu është forcuar bashkëpunimi me organin e Prokurorisë dhe me organet e tjera të zbatimit te ligjit.
- Janë zhvilluar aktivitete të përbashkëta me institucione qendrore dhe vendore, drejtorite arsimore, komunitetin, biznesin etj, me qëllim parandalimin, zbulimin dhe goditjen e kriminalitetit, si dhe ofrimin e shërbimeve policore të kërkuara nga ana e tyre.
- Ky bashkëpunim ka qenë i materializuar ne Plane e Programe pune të përbashkëta me disa OJF, OSBE, Misionin PAMECA, Programin ICITAP-in etj, bashkëpunim i cili vlerësohet mjaft pozitiv.
Në fjalën e mbajtur nga grupet e interesit, u vlerësua pozitivisht, zhvillimi i modelit të këtij takimi, ku së bashku diskutohen probleme dhe shqetësime, hidhen ide dhe rrugë për zgjedhje, si dhe forcohet më tej bashkëpunimi i Policisë me aktorë të tjerë në zgjedhjen e probleme së bashku. Ata vlerësuan, se kjo është një formë e trasparencës së veprimtarisë së Policisë dhe bashkëpunimin e frytshëm me aktorët e interesit.
Prioritete strategjike për 3-mujorin e dytë 2011.
- Zbatimi i objektivave strategjike në fushën e luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike ne Qarkun e Tiranës, në bashkëpunim me Grupet e Interesit.
- Përmbushja e detyrimeve ligjore për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të Organeve të Qeverisjes Vendore të 08 Majit 2011.
- Marrja e masave për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, gjatë sezonit turistik veror 2011.
- Zbatimi i objektivave të Strategjisë Vjetore të Policimit dhe Sigurisë në Komunitet, në Qarkun e Tiranës.
- Forcimi i bashkëpunimit me aktorë të tjerë, në fushën e Implementimit të Filozofisë së Policimit në Komunitet.
Në përfundim të takimit, Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë. Drejtues Saimir Muçaj, falenderoi të pranishmit për prezencën, diskutimet dhe sugjerimet e tyre, duke garantuar njëherësh, se strukturat e Policisë së Kryeqytetit, do të punojnë me përkushtim për realizimin e prioriteteve dhe objektivave të vendosura në këtë takim.
NOA