Prishtinë, 8 prill, NOA - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga prit sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri Thaçi, me këtë rast, uroi Presidenten Jahjaga për zgjedhjen në detyrën e re, duke i dëshiruar shumë sukses në kryerjen e saj.
Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Thaçi diskutuan për zhvillimet në vend dhe për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës në realizimin e detyrave që i presin në të ardhmen.
NOA