Tiranë, 8 prill 2011, NOA- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i ka dërguar një mesazh urimi Presidentes së sapozgjedhur të Kosovës Atifete Jahjaga.
Në mesazhin e tij Rama shkruan: “Shpreh bindjen se roli juaj në këtë post të lartë është faktor inkurajues për projektet dhe angazhimin e klasës politike dhe të shoqërisë së vendit për integrimin euroatlantik, bashkëpunimin rajonal dhe njohjet e reja për Kosovën”.
Më tej mesazhi vijon me dëshirën për thellimin e bashkëpunimeve të mëtejshme mes dy vendeve.
Kryesocialisti e mbyll mesazhin e tij duke e konsideruar zgjedhjen e Jahjagës në krye të shtetit, si tregues të pjekurisë dhe emancipimit të klasës politike, që edhe në këtë rast ka vendosur mbi gjithçka interesat e vendit.
a.y/NOA