Rio de Janerio, 8 Prill NOA - Ka hapur zjarr kundrejt disa djemve të një shkolle në periferi të Rio de Janeiro, në Brazil, duke shkaktuar vdekjen e 12 personave.
Me sa bëhet e ditur vrasësi është babai i një prej nxënësve të këtij instituti.
Fillimisht ai ka hyrë në shkollë dhe i armatosur me dy pistoleta dhe një xhaketë antiplumb ka hapur zjarr dhe më pas është arratisur dhe në një dyluftim me autoritet ai mbeti i vrarë gjatë arratisë.
Tragjedia ka ndodhur në orën 8 me atë lokale, shumë pak momente pas nisjes së mësimit në shkollën publike “Tasso da Silveira” në lagjen Realengo të Rios.
Para arratisë personi në fjalë ka përhapur zjarr kundrejt nxënësve për rreth 3 minuta, të gjithë ndërmjet moshës 8 dhe 14 vjeçare.
r.b/NOA