Moskë, 8 Prill NOA - Po udhëtonte dhe në sediljen e pasme të makinës së tij i mbuluar me një kuvertë qëndronte një ari i vërtetë.
Trafikanti i dyshimtë, një person me origjinë ukrainase, është ndaluar në kufi në Beograd, mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai kërkonte të kthehej në atdhe së bashku me një arush brun femër.
Kur e ndaluan ai deklaroi se ishte një ish artist cirku dhe pohoi se gjatë gjithë jetës së tij ishte marrë me një kafshë të tillë dhe tashmë e konsideronte si një pjesëtar të familjes.
Me pak fjalë një ari shtëpiak që udhëtonte gjatë gjithë kohës me të.
r.b/NOA