Vendosja e simboleve partiake në vendet publike është kthyer në burimin kryesor të konflikteve mes militantëve. Pak minuta më parë në Kamëz, militantët e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste kanë qenë drejt një përplasje masive për vendosjen e posterave të kandidatëve dhe flamujve të partive respektive.
Gazetari i Agjencisë NOA në vendngjarje, raporton se në dy anët e rrugës kryesore janë grumbulluar dhjetëra militantë të dy forcave që kërkonin vendosjen e posterave. Heqja e posterave të Partisë Demokratike ka irrituar militantët e kësaj të fundit, duke shkëmbyer replika dhe ofendime të ashpra. Ndërhyrja e policisë ka bërë që të shmanget një afrimin e militanteve, gjë që mund të degjeneronte në një sherr masive.
Në vendngjarje ka forca të shumta policie. Ndërkohë që nuk mungojnë dhe përfaqësues të Partisë Socialiste, si kreu i PS-së së rrethit Tiranë, Pjerin Nderu dhe drejtues të degës lokale të PS.
a.k/NOA (vijon...)