Tiranë, 8 prill, NOA – Në hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 8 Majit, Presidenti i bën apel politikës për një angazhim serioz dhe një garë sa më dinjitoze.
Ky qëndrim i tillë i kreut të shtetit është shprehur gjatë një deklarate të tij, të bërë publike në një konferencë.
Sipas tij, është për të ardhur keq që niveli i grave kandidate për zgjedhjet e 8 majit, lë sërish për të dëshiruar.
“Kjo është një shenjë negative për sistemin politik në vend”, tha mes të tjerash ai.
Ndërsa duke folur për pakicën rome, kreu i shtetit Bamir Topi bëri thirrje që edhe përfaqësuesit e saj, të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 8 Majit, duke u bërë në këtë mënyrë pjesë aktive e shoqërisë shqiptare
“Sot më 8 prill nis zyrtarisht edhe fushata elektorale. Unë do t`ju këshilloja që komuniteti rom të jetë aktiv. Shfrytëzoni të drejtën e votës dhe bëhuni kontribues të klimës sociale në vend”, iu drejtua presidenti Topi romëve.
n.e/NOA