Tiranë, 8 prill 2011, NOA- Zyra e Interpol Tiranës ka ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Zvicra një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
Armando Begaj, 42 vjeç , lindur në Kuç të rrethit Berat ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e rrethit Vlorë gjatë vitit 2001 e ka dënuar këtë të fundit me 16 vjet burg për kryerjen e veprave penale të “vrasjes me dashje” dhe “vrasjes me dashje e mbetur në tentativë”.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja për të cilën ky shtetas është deklaruar fajtor ka ndodhur në shkurt të 2001-it, në lagjen “Uji i ftohtë” Vlorë, ku i ekstraduari Armando Begaj ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin Esat Kamberi dhe ka tentuar të vrasë dy shtetas të tjerë. Arrestimi dhe ekstradimi i tij erdhi si rrjedhojë e bashkëpunimit të Interpol Tiranës me
Interpol Bernën në Zvicër.
a.y/NOA