English

Zgjedhja e 2 anëtarëve të KLD-së, mblidhet sot Konferenca Gjyqësore Kombëtare

Tiranë, 8 Prill, NOA - Konferenca Gjyqësore Kombëtare mblidhet sot për të zgjedhur anëtarët më të rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Nën drejtim e kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, bëhet me dije për agjencinë e Lajmeve NOA se Konferenca do të ketë në rendin e ditës zëvendësimin e dy anëtarëve të cilëve u mbaron mandati.

Mësohet se janë 11 gjyqtarë të cilët do të garojnë për këto dy vende në KLD.

5 prej tyre janë nga gjykatat e Apelit në Durrës, Shkodër dhe Tiranë, ndërsa 6 të tjera nga gjykata e Tiranës dhe rretheve.

n.e/NOA

KOMENTE