Elbasan, 9 prill 2011, NOA- Një person ka humbur jetën gjatë paradites së sotme në qytetin e Elbasanit në pikën e grumbullimit të skrapit.
Viktima me identitet Hamit Veshja mësohet të ketë humbur jetën ndërsa ka tentuar të hapë portën e kësaj qendre, por më pas muri mbajtës e ka zënë poshtë.
Viktima rreth të 30-ve, është gjetur në vendngjarje nga kalimtarë të rastit të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Nga ana e uniformave blu raportohet se ngjarja ka qenë aksidentale, pasi Veshja ishte punëtor në pikën e grumbullimit të skrapit.
Pavarësisht përpjekjeve të banorëve për ti dhënë ndihmën e shpejtë viktimës, ai ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
a.y/NOA