SHBA, 8 prill, NOA – Shifra alarmante për konservatorët dhe idhëtarët e shoqërisë normale. Numërimi i fundit i popullsisë, në bazë të prirjeve seksuale, raporton 9 milionë persona homoseksual në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E thënë më thjeshtë, 4 për qind e popullsisë në SHBA janë gay, transeksual, lesbike, ose biseksual. Regjistrimi është bërë nga instituti “Uilliam”.
Biseksualët, ose ata që njihen ndryshe si njerëzit që pëlqejnë edhe burrat edhe gratë, përbëjnë 1.8 për qind të popullsisë. Ky lloj regjistrimi ka nisur për herë të parë në vitin 1948. Por me gjithë habitë që ka sjellë kjo shifër e lartë, avokatët e shoqatave të homoseksualëve kanë kërkuar nga mediat të jetë të vëmendëshme. Sipas tyre, edhe titujt bombastik janë pejsë e diskriminimit që i bëhet kësaj kategorie të shoqërisë.
a.k/NOA