E diel, 9 prill 2011, NOA- Edmond Miha i cili prej disa vitesh ishte trajner në Maqedoni është kthyer nga autoritete vendase drejt Tiranës.
Shkak për këtë mësohet të jetë bërë mungesa e lejes së qëndrimit në vend, ndonëse përflitet që pas këtij largimi të ketë edhe motive të tjera.
Trajneri shqiptar Miha prej disa vitesh ka drejtuar skuadrat e njohura të shqiptarëve në Maqedoni, si Shkëndijën e Tetovës dhe Bashkimin e Kumanovës.
Momentalisht ai kishte nën drejtim ekipin e Gostivarit me emrin Rinia.
Prej 16 vitesh ai ishte titullar i skuadrave të këtij vendi, dhe në reagimin e dhënë lidhur me këtë dëbim, ai është shprehur se dyshon që shkaqet e vërteta janë politike.
a.y/NOA