Kajro, 9 prill 2011, NOA – Këshilli Suprem i Egjiptit deklaroi sot se forcat e armatosura egjiptiane do të kundërshtojnë e ndalojnë me forcë çdo akt vandalizmi në rrugët e egjiptit.
“E rëndësishme është të garantojmë sigurinë në vend”, thanë dy përfaqësues të Këshillit Suprem duke iu referuar përleshjeve të dhunshme gjatë agimit të sotëm në sheshin Tahrir të Kajros.
Dy gjeneralët e Këshillit Suprem të Egjiptit Adel Emara dhe Ismail Osmane bënë me dije se personat e grumbulluar natën e shkuar në sheshin Tahrir nuk ishin të rinjtë që protestuan në 25 janar kundër regjimit mbi 40-vjeçar të ish-presidentit Hosni Mubarak, por sipas gjeneralëve ata bëjnë pjesë në skuadrat e kundërrevolucionit të 25 janarit.
mit/NOA