Kajro, 9 prill, NOA – U duk sikur gjithçka mbaroi me largimin e ish-presidentit Hosni Mubarak nga pushteti, por nuk qenka e thënë që Egjipti të shijojë qetësinë kohët e fundit.
Siç bëhet me dije nga mediat vendase, në kryeqytetin egjiptian Kajro, kryengritësit janë mbledhur sërish, ndërsa policia ushtarake ka përdorur dhunë për shpërndarjen e qindra demonstruesve të mbledhur në sheshin Tahrir.
Rreth 200 demonstrues janë larguar dhe janë futur në një xhami, e cila pastaj është rrethuar nga ushtarët.
n.e/NOA