English

Hushi me mjekët: Qytetarët e Elbasanit duhet të jetojnë me shpresën, jo me vdekjen

Elbasan, 9 prill 2011,NOA- Kandidati për kryetar të bashkisë në Elbasan i koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Durim Hushi në vijim të fushatës së tij, ka zhvilluar një takim me mjekët dhe infermierët e Spitalit të Elbasanit.

Hushi shprehu vlerësimin e madh për të gjithë mjekët dhe infermierët e Spitalit të Elbasanit, të cilët në themel të punës së tyre kanë humanizimin.

“Ne duhet të mbështesim krijimin e Qendrës Spitalore Universitare në Elbasan, kjo në sinkron dhe me ndërtimin e Kampusit Universitar.” – u shpreh Prefekti Deljallisi, duke bërë kështu që kandidati Hushi ta konsiderojë këtë si një projekt shumë ambicioz.

Gjatë bashkëbisedimit me mjekët dhe infermierët, Durim Hushi kërkoi prej tyre sugjerime në lidhje me ndryshimet që mund të kryen në sistemin shëndetësor, të cilat më pas do të përfshihen dhe në program. Por ai nuk kurseu as kritikat ndaj kundërshtarit të tij, Qazim Sejdini, i cili pak ditë më parë deklaroi se në Elbasan, çdo ditë vdes një person nga kanceri, për shkak të ndotjes.

Sipas tij të gjithë qytetarët e Elbasanit duhet të jetojnë me shpresën dhe jo me vdekjen.

a.y/NOA

KOMENTE