Prishtinë, 9 prill, NOA – Zëvendës-kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, duhet që të tërhiqet sa më parë nga bisedimet me Serbinë.
Një kërkesë të tillë, asaj ia ka kërkuar lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tashmë në pozicionin e kryetarit të komisionit parlamentar për Punë të Jashtme.
Ai i ka vlerësuar si të dëmshme bisedimet me Serbinë, ndërsa Tahiri nga ana e saj, është shprehur e gatshme që të raportojë mbi ecurinë e bisedimeve, bëjë sa herë ta shohë të nevojshme Komisioni ose Kuvendi i Kosovës.
Ajo i ka sqaruar anëtarët e Komisionit se obligimi ndërkombëtar për këto bisedime ka dalë nga Rezoluta e KS të OKB-së, të datës 10 shtator 2010, që flet për dialog në të mirë të qytetarëve të të dyja palëve.
“Qeveria është kompetente për ushtrimin e sovranitetit të vendit, prandaj ajo edhe e ka autorizuar kryesuesen e bisedimeve nga pala kosovare”, është shprehur ajo.
n.e/NOA