English

Pacolli: Kur Dell tha emrin e Jahjagas, Thaçi dhe Mustafa hapën sytë

Prishtinë, 9 prill, NOA – “Kur ambasadori amerikan Christopher Dell kishte nxjerrë nga zarfi emrin e Atifete Jahjagës për ta propozuar për presidente, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kishin mbetur të habitur”.

Një deklaratë të tillë e ka bërë vetë ish-presidenti Bexhet Pacolli, teksa ka rrëfyer në një intervistë sesi u arrit marrëveshja për të gjetur zëvendësuesen e tij police.

“Ambasadori Dell e nxori emrin e Atifete Jahjagës nga një zarf”, tregon Pacolli.

“Unë kam thënë ‘Tërhiqem’ dhe në momentin kur kam thënë këtë më ka pyetur ambasadori Dell ‘A je i sigurt’, e atëherë është nxjerrë zarfi, ka qenë i mbyllur në tavolinë dhe ka thënë kjo duhet të pranohet për arsye se ju do ta humbni një mik të madh dhe axhendën amerikane për Kosovën”, ka treguar Pacolli momentin e prezantimit të emrit të presidentes së re.

Duke treguar më pas sesi Dell ka qenë mjaft i nervozuar dhe i ashpër, me çudinë që treguan për emrin e Jahjagës Isa Mustafa e Hashim Thaçi duke u thënë: “Mos e përbuzni këtë”.

n.e/NOA

KOMENTE
  • Daut Krasniqi15:00 - 09 Prill 2011
    shyqyr qe tjer shtetas ja dojn te miren kosoves dhe shyqyr qe su vesin hiq e marrin vendime te tilla vendim ky qe mete vertet shum me vend dhe sa per eliten politike te deri tashme kurr atifete jahjaga sdo kishte mrri deri ktu nje zgjidhje shum me vend e dellit