English

Presidentja Jahjaga viziton FSK-në: Forcat e Sigurisë, tregimi i suksesit të Kosovës

Prishtinë, 9 prill 2011, NOA- Presidentja e shtetit të Kosovës Atifete Jahjaga gjatë ditës së sotme bëri një vizitë në Ministrinë e Forcës së Sigurisë.

Fillimisht Jahjaga u prit nga komandanti i FSK-së, gjeneral lejtnant Sylejman Selimi dhe parakaloi para Gardës Ceremoniale të FSK-së, ndërsa më pas zhvilloi një takim me ministrin e FSK-së, Agim Çeku, gjeneral Selimin dhe udhëheqës të tjerë të kësaj force.

Presidentja Jahjaga, e cila është njëkohësisht komandante e përgjithshme e FSK-së, tha se Forca e Sigurisë është një tregim i suksesit në Kosovë, një institucion shumë profesional, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit.

Kreu i Shtetit të Kosovës, Atifete Jahjaga i ofroi ministrit Çeku dhe drejtuesve të FSK-së gjithë përkrahjen për arritjen e kapaciteteve të plota operacionale nga ana e kësaj force, trajnimin dhe profesionalizimin e mëtejshëm të pjesëtarëve dhe të oficerëve të FSK-së, anëtarësimin në institucionet rajonale të sigurisë, si dhe realizimin e synimit më të madh, anëtarësim në NATO.

a.y/NOA

KOMENTE