Tiranë, 9 prill 2011, NOA-Kandidati i maxhorancës për kryeqytetin Lulzim Basha, në takimin e tij të radhës u ndal me banorët e “Komunës së Parisit”.
Qytetarët e zonës i shprehën Bashës shqetësimet lidhur me pluhurin në verë dhe përmbytjen në dimër si shkak i shirave dhe mungesës së infrastrukturës së duhur për evitimin e tyre.
Krahas këtyre problemeve ata i thanë kandidatit të maxhorancës se edhe ato rrugë që bëhen për fushatë, një javë rregullohen e javës tjetër janë të prishura.
Ndërkaq një tjetër formë ankese kanë bërë fëmijët e kësaj zone të cilët ja kanë dorëzuar me shkrim shqetësimet për këndet e lojrave dhe mungesën e tyre.
Nga ana e tij Basha i garantoi qytetarët se sapo të vij ai në krye të bashkisë, këto probleme do të gjejnë zgjidhje.
a.y/NOA