Tiranë, 9 prill, NOA – Partia Socialiste, është e vetmja rrugë për Tiranën, qytetarët e së cilës duhet ta mbështesin qartë në ditën e 8 Majit me votën e tyre.
Kështu është shprehur kryebashkiaku Edi Rama gjatë një mitingu elektoral, duke pohuar se në mënyrë metaforike, se gjatë mandatit të tij të ardhshëm, do të punësojë me mijëra vetë në Tiranë dhe do të “nxjerrë të papunë Saliun”.
“Do të ndërtojmë 17 shkolla e do të plotësojmë nevojat për kopshte dhe çerdhe në kryeqytet. Sikundër, do ndërtojmë edhe kampusin e ri universitar. Ky do të jetë qyteti i përkujdesjes sociale”, kanë qenë disa nga premtimet e radhës së kandidatit të Partisë Socialiste për Tiranën, Edi Rama.
Pa harruar të premtojë, edhe se në kryeqytet, gjatë mandatit të tij të ardhshëm, do të ndërtohen 3 parqe publikë.
n.e/NOA