E shtunë, 9 prill 2011, NOA-(Update) Komisioni Europian, Departamenti i Ekonomisë dhe Çështjeve Financiare, në raportin për performancën e ekonomisë shqiptare shprehet se treguesit e saj janë pozitivë, madje ndër vendeve më të mira në Europë.
Ky raport e vendos në vendet e para, në një sërë treguesish ekonominë shqiptare.
Ai e rendit, atë në krye të vendeve evropiane si të vetmen me rritje të madhe ekonomike dhe në periudhën e krizës botërore dhe pas saj.
Në analizën specifike që i bëhet ekonomisë Shqiptare përmenden këta tregues:
- Zhvillime kryesore
Korniza ekonomike dhe fiskale afatmesme, vuri si tavan për deficitin 3% për 2012-2014, rritje ekonomike 6%, inflacion 3%, dhe ulje të lehtë të borxhit publik 57% në 2014. U prezantuan masa për zgjerimin e bazës së taksave etj.
Në mars, agjencia ndërkombëtare e renditjes së kapacitetit të kreditimit, Standard & Poor’s, tregoi që Shqipëria qëndroi stabël në renditjen sovrane të kreditimit B+B, në sajë të potencialit të fortë të rritjes ekonomike dhe politikave të saj, si shina të integrimit europian.
- Në sektorin real
Ne 3 mujorin e fundit të 2010- ës, rritja reale e GDP arriti në 5,4%, nga viti ne vit, duke vazhduar performancën e fortë ekonomike të regjistruar dhe në 3- tremujorët e parë të vitit. Industria mbeti nxitësi kryesor i rritjes, duke përfshirë dhe rritjen e prodhimit të energjisë elektrike. Tregtia, restorantet dhe hotelet vazhduan të përmirësohen në këtë tremujor.
- Tregu i punës
Kushtet e tij, u përmirësuan, diçka në tremujorin e fundit të 2010-ës, në linjë me përshpejtimin e vazhdueshëm të aktiviteteve ekonomike. Nga viti në vit, rritja e punësimit arrti 2%, e për pasojë papunësia u ul pak, dhe asnjëherë nuk u rrit.
- Sektori i jashtëm
Deficiti i llogarive korente u ul 22%, ndërsa diferenca export- import u ngushtua nga rritja me ritme më të shpejta e exporteve. Eksporti i mallrave u rrit rreth 63%, përfshirë dhe atë të energjisë elektrike. Po ashtu u rrit dhe eksporti i mallrave ushqimore, pijeve, tekstileve, këpucëve dhe materialeve të ndërtimit, tendencë kjo pozitive rritëse dhe në muajt e parë të vitit 2011. Shtesa në plus në llogaritë e shërbimeve qe rreth 50%.
Investimet e huaja direkte gjithashtu u rritën me 17% si rezultat i rritjes së investimeve në naftë, gaz dhe koncesione të energjisë. Portofoli i investimeve shënoi rritje dhe nga nxjerrja e Eurobondit prej 300 milion euro.
- Sektori financiar
Depozitat vazhduan të rriten dhe në këtë tremujor me 17,6%, depozitat në monedhë të huaj vazhduan gjithashtu rekord rritjeje 16,8% ndaj 9,5% rritje të atyre në lekë. Shënoi rritje dhe huadhënia 8,6% në tremujorin e fundit të 2010 dhe 8,8% e 9,4% përkatësisht në janar e shkurt të 2011.
- Zhvillimet fiskale
Të ardhurat në buxhet në janar e shkurt 2011 u rritën me 5% si rezultat dhe i rritjes së të ardhurave nga taksat, të cilat pësuan një rritje prej 8,6%. Po ashtu u rritën dhe hyrjet nga TVSH dhe kontributet shoqërore, përkatësisht me 8% e me 8,5%.
Dhe pse me deficit, buxheti, e uli këtë të fundit më shumë nga plani, sepse shpenzimet e tij qenë më të ulëta se tëe ardhurat, dhe pothuaj i gjithë deficiti u financua nga burime të brendshme.
a.y/NOA