Moskë, 9 prill, NOA – Përderisa Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), nuk e ka pranuar Rusinë si anëtare me të drejta të plota, atëherë s’ka asnjë të drejtë morale apo ligjore që t’i kërkojë llogari asaj apo t’i vërë kushte.
Një fakt të tillë, e ka bërë me dije kryeministri rus Vladimir Putin, duke u shprehur mjaft i revoltuar nga presionet që OBT sipas tij, ushtron ndaj Rusisë për çështje të veçanta ekonomike-tregtare ndërkombëtare.
“Rusia nuk do t'u nënshtrohet rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) deri sa të bëhet anëtare e plotë”, mësohet të jetë shprehur Putin lidhur me një fakt të tillë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë sinjale afrimi ndaj Rusisë, dhe premisa për anëtarësim të saj në OBT, përmes vizitës së fundit të zv/presidentit Bajden në Moskën zyrtare para pak javësh.
n.e/NOA