English

Seks kundër korrupsionit (Foto)

Rusi, 9 prill, NOA – Një lëvizje kundër korrupsionit në Rusi ka planifikuar që të zhvillojë edhe këtë vit një demonstratë unike. Organizatorët do të publikojnë një kalendar me foto seksi për të denoncuar korrupsionin në këtë vend.

Lëvizja me emrin Nashi do të zhvillojë tubime më datën 16 prill dhe pritet të marrin pjesë më shumë se 50 mijë persona.

Kalendari është titulluar “Seks kundër korrupsionit / Dashuria kundër së keqes”. Zëdhënësja e lëvizjes, Kristina Potupchik tha se mijëra kopje do të shpërndahen në protestë. Ajo shtoi se foto nuk do të jenë për shitje, por vetëm për sensibilizim.

Kritikët kanë shprehur rezerva për veshjet shumë seksi të vajzave. Në një foto, shfaqet një vajzë e veshur me të bardha dhe me gishtin e mesit të ngritur. Diçiturta e fotos është; “Unë nuk do të martohem me një zyrtar të korruptuar”.

Ndërsa një foto tjetër, ku shfaqet një vajzë me veshje provokuese dhe me syze si profesore, mban diçiturën: “Unë do të mësoj të mos korruptohesh”.

Zëdhënësja tha se vajzat që kanë pozuar janë aktiviste të lëvizjes Nashi dhe kanë dalë vullnetarisht. Ato janë studente dhe mendohet se janë të njëjtat që një vit më parë bën një kalendar erotik për ditëlindjen e kryeministrit Putin.

a.k/NOA

KOMENTE