Elbasan, 9 prill 2011, NOA – Policia e Elbasanit sekuestroi sot 70 kg drogë Cannabis Sattiva dhe arrestoi katër poseduesit e ngarkesës. Falë operacionit të koduar policor “Koha e duhur” u prangosën 29-vjeçarin Klajdi Prenda nga fshati Bibaj i Fushë-Krujës; 23-vjeçarin Sukses Nezari nga Tirana, 40-vjeçarin Agron Idrizi nga Gjirokastra dhe 30-vjeçarin Kamber Toti nga fshati Lazarat i Gjirokastrës.
Sikundër bën me dije policia droga u gjet e ngarkuar në një makinë me targa të Gjirokastrës.
Policia e Elbasanit po vijon hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafikim të lëndëve narkotike.
Katër të arrestuarit do të gjykohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim.
mit/NOA