Prishtinë, 9 prill, NOA – Shpend Maxhuni, do të jetë pasuesi i presidentes së re kosovare, Atijete Jahjaga, në postin e dikurshëm të saj, atë të zëvendës-drejtores së përgjithshme të Policisë së Kosovës.
Lajmi është bërë me dije nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili ka kryer edhe këtë emërim të ri, për plotësimin e vendit vakant që u krijua në këtë pozicion të rëndësishëm të Policisë së Kosovës, pas zgjedhjes së paraardhëses Jahjaga si presidente.
"Unë kam emëruar Shpend Maxhunin si zv/ të drejtorit të përgjithshëm të policisë së Kosovës", ka thënë ministri Rexhepi.
Maxhuni mësohet se deri në emërimin në këtë pozitë ka qenë zëvendës i zëvendësdrejtores për operativë në Policinë e Kosovës.
n.e/NOA