English

“Shqiptarë, derra, të fëlliqur”, edukatorja italiane rrihte dhe ofendonte fëmijët

Fazano, 9 prill, NOA – “Shqiptarë, derra, të fëlliqur, qelbeni erë, injorantë, më bëni për të vjellë” ...

Këto kanë qenë vetëm disa nga fyerjet ekstreme që një edukatore italiane u thërriste fëmijëve të mitur të kopshtit “Barsento”, në Città della Selva, provinca e Fazanos në Brindizi.

Lajmi tronditës raportohet nga mediat italiane, të cilat me nota kritike paraqesin torturat dhe keqtrajtimet që edukatorja bashkëkombase e tyre, u bënte të miturve, mes të cilëve ishin mjaft shqiptarë, bij emigrantësh që jetojnë në këtë zonë të Italisë prej vitesh.

Menjëherë, prokuroria e Brindizit ka nisur një proces serioz hetimor ndaj saj, nisur nga një kallëzim penal që mbërriti fillimisht nga prindërit e një fëmije të kopshtit.

Më tej, hetuesit, vendosën që ta përgjonin edukatoren e akuzuar prej tyre, duke i vënë kamera.

Ata mbetën të çuditur kur panë përmes saj sesi vërtet edukatorja i keqtrajtonte fëmijët e kopshtit duke u ulëritur si e çmendur “Më keni mërzitur jetën, injorantë, derra” etj.

Madje kamera pa sesi ajo e mori dhe e rrahu keq me shkop një fëmijë 3-vjeçar, pasi e qortoi dhe e poshtëroi me epitete fyese, duke e tërhequr më pas nga veshët dhe duke e vënë të qëndronte në këmbë një cep të klasës.

Por mes të tjerash, ndër akuzat e mundshme kundër edukatores italiane, është edhe ajo për vjedhje pasi dyshohet se ajo mund të ketë marrë ushqimin e caktuar për fëmijët, fshehurazi përditë në çantë duke e çuar në shtëpi ....

n.e/NOA

KOMENTE
  • Erma Xhillari13:28 - 09 Prill 2011
    Nga sa kemi pare dhe degjuar deri me tani problemi i emigrimit dhe i emigranteve mbetet kudo problemi kyc ne te gjitha shtetet dhe kombesite. Dhe nuk me duket aspak e cutishme perderisa jetojme ne nje bote me nje shumllojshmeri karakteresh dhe individesh. Ajo qe le per te menduar eshte fakti nese shteti Italian, ne kete rast Provinsa e Fazanos ne Brindisi merr masa imediate kunder kesaj fryme te re qe po shfaqet diku ketu dhe diku atje. Ne fillim si nje proteste individuale apo si nje keqdashje e pabaze, dhe nuk kthehet ne nje grupim nazist dhe perqafon ate ide qe nuk e kuptojme se pse por ka filluar te zere vend. Tashme si nje e drejte legjitime per te vendosur nje ligj te cilin vete ligji e ndalon. Mesa duket shtetet kane filluar te lodhen nga imoraliteti i shfrenuar dhe po bien pre ne ligjet e tyre, duke u vertitur brenda vetes dhe vetem per vete. Ligjin e individit e ben individi. Dhe Shqiptari nuk del me derr i felliqur por nje edukator qe i del detyra te ndergjegjesoje nje individ te kesaj mase vulgare.