English

“Tirana e re” e politikës së të ardhmes

Tiranë, 9 prill 2011, NOA – Ai është modeli i kusarisë dhe i babëzisë. Modeli i rrethimit të Tiranës me vizionin e barbarisë. Ne do ta ndalojmë atë model dhe do të ngremë aty, buzë pasqyrës ujore, tek diga plazhin urban. Me punën tonë që shtrihet në të gjitha arteritet e kësaj që quhet Tirana e Re, por sot është më shume se asnjëherë Tirana vërtet e Re e politikës së re të ëndrrave dhe te shpresave mishëruar në një marrëdhënie të re me qytetarin....

Nga Edi Rama

Dje tek ish fusha e aviacionit ne shijuam frutin e një pune të madhe dhe prekëm të realizuar një dëshirë të kahershme dhe një shpresë të të gjithë atyre familjeve që jetojnë në atë zonë. Ndërtuam një park, parkun e dytë më të madh të kryeqytetit, 50 mijë metra katror, me shëtitoren më të gjatë të Tiranës për këdo që dëshiron të eci i pashqetësuar nga makinat, 1 kilometër. Me plot pemë me hapësira për të luajtur e për t’u argëtuar për fëmijët, me terrene sportive për të rejat dhe të rinjtë e me kënde për më të moshuarit.

Por, edhe më e plotë ishte kënaqësia e asaj vepre të realizuar kur përgjatë ecjes në shëtitoren e re mblidheshin fëmijë.

Fëmijë që dilnin nga shkolla aty pranë dhe që vinin nga e gjithë Shqipëria. Dje munda të takoj shumë nga ata fëmijë të vegjël apo edhe adoloshentë, vajza e djem prindërish korçarë, dibranë, tropojanë, himariotë që shëtisnin bashkë dorë për dore. Të gjithë sëbashku qytetarë të Tiranës që ne rilindëm. E pra në atë fotografi të atyre fëmijëve të kapur dorë për dore, prindërit e të cilëve me siguri kanë histori të ndryshme, vinë nga rrugë të ndryshme jo vetëm të gjeografisë së vendit, por edhe të jetesës edhe të përkatësive të tyre krahinore, fetare, partiake, është fotografia e Tiranës së sotme; është fotografia e politikës sonë të re që e transformoi Tiranën nga një qytet i humbur e i asfiksuar nën plehra e nën baltë në një qytet ku gjithsecili është krenar për të qënit qytetar i Tiranës, i kryeqytetit të shqiptarëve, i kryeqëndrës së ardhshme të rajonit tonë.

Kjo është Tirana që duam. Tirana që ndërtojmë orej 10 vjetësh, pa i ndarë qytetarët në të majtë dhe të djathtë, në tanët e në të tyret, në këtej dhe andej të hendekut të një politike të potershme ndasish me të cilën ne duam të ndahemi edhe në nivelin e politikës kombëtare një orë e më parë siç jemi ndarë në qeverisjen e Tiranës tash 10 vjet.

Të Tiranës që na e lanë rrëmujë dhe baltë dhe ne e ribëmë qytetet. Na e lanë pa frymë, asnjë metër katrorë gjelbërim dhe pemë të prera me sëpatën e babëzisë. Ne rikthyem në jetë duke rikthyer gjelbërimin dhe duke mbjellë 55 mijë pemë. Na lanë pa rrugë, pa ndriçim, pa të ardhme.

Me ata furgonët e pistë që lëviznin në radhë si kuti sardelesh mes kaosit dhe pelhrave për të transportuar qytetarët. E pastruam, e ndriçuam, e shtruam duke e kthyer në një model suksesi, zhvillimi, përparimi dhe shprese ku për pak muaj do të lëvzin vetëm autobuzë urbanë të standardeve të bashkimit europianë në të gjitha linjat e qytetit nga qendra në çdo periferi. Njësi më njësi ka hapësira të reja publike edhe si kjo hapësirë ku jemi mbledhur sot, e ku sigurisht kemi ende për të bërë.

Na lanë Tiranë si mos o Zot më keq me një këshill bashkiak që mblidhej nëpër restorante.Sot kanë nxjerrë një kukull të Saliut për të kërkuar një votë të cilën Tirana s’do t’jua japë kurrë atyre që e bllokuan dhunshëm këshillin bashkiak sepse duan ta marrin peng, siç kanë marrë Shqipërinë.

Ta harrojnë Tiranën! Ajo do të rinisë të vrapojë drejt të ardhmes me të gjithë forcën e ambicjes të qytetarëve të saj pa dallim.

Në vend se të bëjnë premtime mashtruese me idera të kopjuara keq nga progami ynë i zhvillimit, nga progami ynë që e mbajnë në sirtar e me sa duket e kanë mbajtur për ta nxjerë copa copa, arna arna si çdo gjë që kanë bërë e dinë të bëjnë,këta zotërinj duhet t’i japin llogari qytetarëve të Tiranës për keqqeverisjen e tyre.

Tirana nuk ka nevojë për një Sali në qeveri e për një tjetër Sali në bashki.

Tirana ka sot nevojë për llogari nga Saliu për faturat e papërballueshme, për çmimet e papërmbajtshme, për taksën e pamëshirshme të inflacionit që ua merr is era qytetarëve lekët nga xhepi sapo Saliu u thotë që u rriti rrogën dhe pensionin. Duhet t’i japin llogari Tiranës për vrasjet, grabitjet, gënjeshtrat dhe patjetër edhe për baltën e pafundme të urretjeve dhe të shpifjeve që kanë hedhur mbi punën tonë të papërtuar, mbi punën tonë që nuk ka ka rreshtur kurrë.

Mbi punën tonë që ka lenë gjurmët e saj në çdo pjesë të Tiranës. Me punën tonë që shihet edhe këtu ku jemi sot, dikur ishte kënetë sot është park. Me punën tonë që shtrihet në të gjitha arteritet e kësaj që quhet Tirana e Re, por sot është më shume se asnjëherë Tirana vërtet e Re e politikës së re të ëndrrave dhe te shpresave mishëruar në një marrëdhënie të re me qytetarin.

Me një plan strategjik të ndarë në strategji për çdo sektor dhe me politika largpamëse të pazuara në suksesin e prekshëm, ne do rrisim cilësinë e banimit dhe të banesës. Ky do të jetë qyteti ku të gjithë do të gjejnë strehimin që duan. Përmes vazhdimit të transformimit rrënjësor të lagjeve ekzistuese, zhvillimit të 14 qëndrave urbane dytësore dhe krijimit të 5 strehave. Hapjes së 10 zonave të reja banimit përreth 400 mijë qytetarë që parshihen të vijnë në këtë qytet deri në vitin 2020.

60 % e familjeve të këtij qyteti do të kenë mundësinë për të blerë një shtëpi me të ardhurat e veta. Akoma më shumë, ky do të jetë qyteti ku të gjtihë do gjejnë punë. Do krijojmë mundësinë për 200 mijë vende të reja pune, të shtrira deri në harkun e vitit 2020. Por jo vende pune si premtime elektorale.

Vende pune të parapara brenda një harte strategjike zhvillimit. Përmes dyfishimit të sipërfaqeve për veprimtari ekonomike dhe tregëtare, 187 hektarë do t’i kushtohen veprimatarive ekonomike, për të hapur vende të reja pune dhe për t’i dhënë fund një historie të mbrapshtë, të paudhë, barbare, antieuropiane. Të trajtuar të vendit të punës në shtet si llokëm e partisë në pushtet dhe të kthyerit e shtetit në një fole ushtarësh e shërbëtorësh së pushtetit në dëm të qytetarit, që pavarësisht se është i majtë ose i djathtë, pavarësisht se ka votuar ose jo për atë që është në qeveri, e ka të pamundur të marri një shërbim në rast se nuk është pjesë e oborrit të pushtetit të tij. 340 hektarë për zona ekonomike dhe tregëtare janë pjesë e këtij plani. Ky do të jetë qyteti i përkujdesjes sociale. Do të ndërtojmë 17 shkolla të reja dhe do të plotësojmë nevojat për kopshte dhe çerdhe.

Do të ngrejmë kampusin e ri universitar. Për universitete, konvikte, kompani të teknologjisë së lartë, kërkim dhe zhvillim dhe sigurisht lehtësira për aktivitete sportive. Do të krijojmë mundësinë për zgjerimin dhe përmirësimin e 4 spitaleve kryesore , 15 poliklinave dhe më në fund do ti hapim rrugë spitalit bashkiak. Ky është projekti afatgjatë i Tiranës. Kjo është ajo që ne imagjinojmë për Tiranën. Këto janë ato që ne duam, mund dhe do të bëjmë për Tiranën. Pasi sigurisht të mos kemi më 1 milion të papunë, por të kemi mundësinë të punësojmë këdo duke nxjerrë në të papunë Saliun.

Ndërkohë duke qenë së se jemi në një zonë që përmbledh edhe parkun e liqenit, të gjithë e kanë parë, të gjithë e prekin, të gjithë e shijojmë frutin e punës së bërë për të rindërtuar parkun, duke rindërtuar infrastrukturën, duke rikrijuar mundësitë për mijëra e mijëra qytetarë që të shëtisin, të vrapojnë, të bisedojnë, të shlodhen, të takohen pa makina.

Por ai projekt vazhdon, ne do të transformojmë pasqyrën ujore të liqenit dhe do ta kthejmë atë në një pasqyrë ujore të pastër. Jo në një gropë septike ku derdhen ujërat e zeza të modelit të Saliut nga kodrat e Selitës,ku në vend të ullishtave, mbillen pallate shumë katëshe. Ai është modeli i kusarisë dhe i babëzisë. Modeli i rrethimit të Tiranës me vizionin e barbarisë. Ne do ta ndalojmë atë model dhe do të ngremë aty, buzë pasqyrës ujore, tek diga plazhin urban.

Ndërkohë që transporti për ne nuk është vetëm ajo që të gjithë po shohim sot. Nuk janë vetëm autobuzët e standarteve të BE por janë 88 km korsi e dedikuar për autobzuin që do t’i hapim rrugë qytetarëve që do të përdorin transportin urban, për të ecur shumë më shpejt sesa me makinën private dhe për të kursyer shumë më tepër, duke mos blerë përditë naftën e shtrenjtë, por thjesht duke paguar biletën e autobuzit.

Ndërkohë që 54 km korsi do të dedikohen për biçikletën. 6 linja shërbimi do të jenë të Tram Tirana. Tramvaj që do të përshkojë qytetin, që është një ëndërr plotësisht e realizueshme me të larguar nga qeveria Saliun, që është pengesa e fundit për qytetin tonë dhe për çdo qytet dhe komuntitet në Shqipëri.

*Deklarata e kryesocialistit Edi Ramës gjatë fushatës elektorale në minibashkinë nr.5 në Tiranë

KOMENTE