Tiranë, 9 prill, NOA –Zjarri i rënë në një shtëpi dy-katëshe te Rruga e Kavajës, ka alarmuar të gjithë banorët e kësaj zone të kryeqytetit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja bëhet paraprakisht me dije nga burimet e policisë së Tiranës për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se për fat të mirë, prej flakëve të tij, nuk është shënuar asnjë i lënduar.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë duke punuar për shuajtjen e vatrës së zjarrit.
Ndërkohë që grupi hetimor i policisë, po përpiqet të zbulojë shkakun i cili ka krijuar edhe zjarrin në fjalë ... (vijon)
n.e/NOA