Tiranë, 9 prill 2011, NOA- Zëvendës ministri i Brendshëm Ferdinand Poni, në një dalje për mediat bëri një panoramë të situatës së listave të zgjedhësve.
Sipas tij, këto lista janë brenda standardeve të kërkuara dhe përfshijnë rreth 3 milion e 160 mijë zgjedhës në gjithë vendin.
Më tej Poni theksoi, se listat e zgjedhësve do të bëhen publike në faqet zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drejtorisë së Gjendjes Civile si dhe në faqen e Ministrisë së Brendshme.
Ai sqaroi më tej se nga gjithë Shqipëria vetëm në katër komuna, nuk janë dorëzuar këto lista, ndërsa shtoi se janë hequr rreth 20 mijë emra nga listat paraprake.
a.y/NOA