English

Arrestohet falë bluzës

Charlotte, 10 Prill NOA - Policia në Charlotte, në veri të Kalifornisë, nuk i është dashur aspak të vizatojë një identikit të të dyshuarit: ka mjaftuar ajo çka kishte lënë ai vetë.

Siti The Smoking Gun ka përcjellë foton sinjifikative të Jonathan Huntley, 25 vjeç dhe të bluzës së tij: një t-shirt e personalizuar me fytyrën e tij të stampuar mbi të.

Dhe, për ironi të fatit, fotoja e stampuar në bluzë është shumë e ngjashme me atë të cilën autoritetet e prezantuan për hajdutin e dyshimtë pasi e arrestuan atë.

Sipas një rindërtimi të ngjarjes, Huntley është futur në një apartament në Charlotte dhe aksidentalisht ka harruar bluzën e tij.

Për policinë ka qenë tepër i letë identifikimi i tij: djali u akuzua për dhunim banese dhe vjedhje.

Në këtë ngjarje nuk është kapur ende bashkëpunëtori i tij, ku me sa është bërë e ditur në lidhje me atë nuk ka asnjë të dhënë.

r.b/NOA

KOMENTE