Kajro, 10 prill 2011, NOA – Prokurori i Përgjithshëm i Egjiptit vendosi të marrë në pyetje sot ish-presidentin Hosni Mubarak dhe dy djemtë e tij Gamal dhe Alaa për dhunën kundër protestuesve egjiptianë në sheshin Tahrir gjatë revolucionit të 25 janarit për largimin nga regjimi mbi 40-vjeçar të Mubarakut.
Marrja në pyetje e Mubarakut dhe dy djemve bëhet për shkak të dhunës që regjimi i Mubarakut ushtroi ndaj protestuesve, ndërkohë që ai akuzohet për abuzim me fondet publike dhe pushtetin.
Lajmin e bëri publik agjencia egjiptiane Mena.
Sipas kësaj agjencie Prokurori i Përgjithshëm siguroi se pohimet e sotme të Mubarakut nuk do të ndikojnë mbi masat e marra tashmë kundër tij.
Ndërkohë ndaj ish-kryeministrit egjiptian Ahmed Nazif është dhënë masa e sigurisë liri e kushtëzuar për 15 ditë.
mit/NOA